31 Mars, 2021

Lei Kraja publikon fotot e rralla familjare, zbulon edhe nëse ka nisur një romancë të re


Moderatorja sportive, Lei Kraja, nuk u kursye gjatë bisedës virtuale me ndjekësit mbrëmjen e djeshme.

lei kraja (1)

27-vjeçarja ndau një foto të rrallë familjare në Instastory. Ajo shihej duke pozuar krah dy vëllezërve dhe motrës më të vogël.

lei kraja (7)

Foto e rrallë me familjen time. Me të vërtetë dua që ta mbaj jetën time private. Vëllezërit dhe motra ime”, shkroi ajo krahas fotos.

lei kraja (8)

Pas kësaj, Lei publikoi edhe një foto të realizuar në makinë, ku shfaqet me motrën dhe ajo që bie në sy është ngjashmëria mes të dyjave.

lei kraja (9)

Një ndjekës i shkroi: “A ke thënë ndonjëherë para pasqyrës: ‘gjithë këtë bukuri kush do ta meritojë’”?

Kraja u përgjigj: “Jo, por që këtë vit do filloj ta them”. Kështu moderatorja seksi nënkuptoi se është single, por dëshiron të nisë një romancë së shpejti.

lei kraja (4)

Moderatorja prej vitesh ka jetuar në Amerikë, deri në momentin që vendosi të rikthehej në Shqipëri për të vazhduar karrierën në televizion.

lei kraja (2)

Së fundmi ajo i është bashkuar edhe spektaklit të njohur të humorit “Portokalli”, duke e provuar veten edhe në fushën e aktrimit.

lei kraja (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al