11 Shtator, 2017

Leksione nga Jul Çezari, ja në çfarë duhet të investoni për të qenë të suksesshëm


Të gjithë kemi dëgjuar për Bill Gates, Jack Welch dhe Richard Branson. Ata janë liderët e biznesit më të suksesshëm të kohës tonë. Po Jul Çezari? A mundet një politikan romak, gjeneral dhe shkrimtar i cili u vra 2000 vjet më parë, të na ofrojë ndonjë mësim të vlefshëm për jetën tani? Unë besoj se po.

 

Çezari ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç kur babai i tij vdiq. Për shkak të lidhjes së familjes së tij me anën e humbur në luftën civile, Çezari ai u hoq nga trashëgimia.Por kjo nuk e pengoi atë të bënte dy gjëra shumë të rëndësishme:

 

Investoi në edukimin e tij

Në mes të të njëzetave, Çezari udhëtoi drejt Greqisë për të studiuar të folurën në publik nga Molon, një orator i famshëm i cili kishte trajnuar edhe Ciceronin bashkëkohor të Çezarit. (Të ishe një folës i mirë publik ishte një aftësi e domosdoshme për një politikan romak.)

Investoi në njohjet e tij

Çezari shpenzoi shuma të mëdha parash me darka të shtrenjta të dizajnuara për të fituar mbështetjen e miqve të tij politikanë. Gjithashtu, ai organizoi festime të bujshme për të fituar mbështetjen e njerëzve të zakonshëm. Për këtë arsye ai u zhyt rëndë në borxhe.

 

Në fund të fundit, pasuria juaj më e madhe nuk janë asnjëherë paratë. Pasuria juaj më e madhe janë AFTËSITË (që rrjedhin nga edukimi juaj) dhe madhësia e NJOHJEVE që krijoni (bazuar te besimi)

Pra leksionet e Jul Çezarit janë të vlefshme edhe në ditët e sotme.Nëse investoni në edukimin dhe njohjet tuaja kur jeni të rinj, më vonë në jetë suksesi juaj do të jehojë si triumfet e Jul Çezarit!/Bussines Magazine

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al