22 Shtator, 2017

Leo di Caprio kapet ‘mat’ me dy modele brenda një nate


Është një aktorët më të mirë e më të dashur për publikun dhe ka një simpati të madhe për modelet, sidomos biondet.

Nuk është çudi që shpesh herë është në qendër të mediave rozë për shkak të flirteve të tij me femra seksi dhe këtë na e rivërteton me veprimin që ka bërë së fundmi.

Leo është fotografuar Lorena Rae, e cila është përfolur si e dashura e tij, një modele gjermane, 23-vjeçare. Ata janë fotografuar ndërsa po ecnin në një qendër tregtare në New York .

 

Në pak minuta, Leo doli me ish të dashurën e tij Toni Garrn, një tjetër modele gjermane, 25-vjeçare. Ata po darkonin në “North End Grill dhe takimi i tyre përfundoi me një xhiro romantike me biçikletë rreth orës 22:00.

Di Caprio mesa duket është duke kaluar momente interesante në jetën e tij, të cilën  fotografitë e shkrepura nga paparacët na japin të drejtë ta quajnë ‘e dyfishtë’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al