17 Shkurt, 2023

Leonardo Di Caprios nuk i pëlqen aspak fakti që përflitet në rrjet për romancat me vajzat më të reja në moshë


Pavarësisht se nuk është takuar kurrë me dikë mbi 27 vjeç, Leonardo DiCaprios nuk i ka pëlqyer aspak fakti që ‘i ka dal nami’ në portale për romancat e tij me vajzat më të reja në moshë.

Ylli i “ Titanic ” dhe “Once Upon a Time in Hollywood” i ka ardhur në majë të hundës me mënyrën sesi mediat e kanë trajtur jetën e tij sentimentale.

Pas zhurmës se u pa në publik me modelin 19-vjeçare Eden Polani , një lidhje e përfolur e cila më vonë u hodh poshtë , DiCaprio ka shprehur shqetësimin e tij.

DiCaprio është mërzitur pas thashethemeve të rreme për Eden Polani

Duke folur për Daily Mail, një burim i afërt me aktorin përdori si shembull raportimin për Polanin : “Është thjesht qesharake sepse ai nuk mund të shkojë askund pa u lidhur me gruan më të re të bukur atje”.

Sipas insajderit, Leonardo DiCaprio është “beqar” dhe dëshiron shumë të ketë një lidhje të ngjashme me atë 5-vjeçare që kishte më parë: “Ai po kërkon një vajzë të pjekur për të pasur një marrëdhënie”- tha burimi.

Historia e takimeve të Leonardo DiCaprio

Pavarësisht se ka shijuar shumë festa të shfrenuara, duke përfshirë atë në Miami për ditëlindjen e tij, DiCaprio thuhet se ka qenë vetëm që kur u nda me Camila Morrone në gusht të vitit 2022.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al