17 Mars, 2022

“Lëreni të shkuarën të ikë”/Tristan Thompson hedh thumbin e radhës ndaj Khloe Kardashian


Marrëdhënia e dashurisë mes Khloe Kardaashian dhe Tristan Thompson është përfolur gjatë në mediat rozë për shkak të tradhëtive të shumta që basketbollisti ka bërë ndaj saj.

Mirëpo, ndonëse prej disa kohësh dyshja nuk ruan asnjë raport mes tyre duket se Tristan nuk pendohet aspak për të kaluarën e tij.

Gjatë ditës së sotme, ai ka publikuar në Instastory një fotografi me mbishrimin: “Lëreni të shkuarën t’ju udhëheqë në vend që t’ju bëjë të ndiheni fajtorë”.

“Lëreni të ardhmen t’ju emocionojë, në vend që t’ju bëjë të ndiheni të shqetësuar. Le të jetë e tashmja një dhuratë për ju për t’u ndjerë i gjallë, në vend të një mallkim që ju bën të jetoni në të kaluarën ose të ardhmen”, thuhet tutje në postimin e tij.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet pasi fansat janë të surprizuar se si ai ende nuk pranon gabimet e së shkuarës, sidomos lëndimet e shumta ndaj partneres së tij.

Ju rikujtojme se Khloe nuk është prononcuar ende në media për të folur lidhur me tradhëtinë e Tristan, por para disa ditësh ku gjatë një interviste tregoi se në serinë e ardhsme të “KUWTK” do të rrëfejë disa të pathëna në lidhje me të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al