17 Shkurt, 2022

Lëvizja ‘Free Britney” ka një surprizë për këngëtaren, ajo nuk mund të ishte më e lumtur se kaq


Gjatë ditës së sotme Britney Spears zbuloi për të gjithë ndjekësit në rrjete sociale se ka marrë një ftesë nga lëvizja “Free Britney”, për të zhvilluar një kongres.

I gjithë qëllimi i këtij kongresi sipas këngëtares do të ishte ndarja e historisë me publikun e gjerë në mënyrë që të gjithë, jo vetëm të njihnin historinë e saj. por edhe të mernin këshilla lidhur me situtatën në fjalë.

E mora këtë letër muaj më parë … Një ftesë për të ndarë historinë time … Unë u kënaqa menjëherë dhe në atë kohë nuk isha pothuajse në fazën e shërimit ku jam tani,” shkroi Spears në Instagram.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se ndihet shumë e lumtur  që ka një rreth miqsh të tillë që kujdesen për mirëqënien e saj.

Unë jam me fat që kam një rreth të vogël miqsh të adhurueshëm tek të cilët mund të mbështetem, faleminderit Kongresit që më ftoi në Shtëpinë e Bardhë, -ka thënë ajo.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al