9 Janar, 2018

LG jep lajmin e shumëpritur, do të prodhojë teknologjinë e Face ID për iPhone X


Apple ka planifikuar një investim të rëndësishëm në LG Innotek për të siguruar furnizimin me module 3D për gjeneratën e ardhshme iPhone dhe iPad që nga ky vit raportoi website-i korean i lajmeve ‘’The Investor’’.  Investimi i cili përllogaritet deri në 820 milion dollarë do të ndihmojë LG të prodhojë komponentët kyçe të teknologjisë revolucionare Face ID për iPhone e ardhshëm.

Modulet 3D të gjurmimit të prodhuara nga LG Innotek ku përfshihen edhe projektuesi i pikave dhe iluminatori, janë komponentë kyçe të kamerës TrueDepth të Face ID.

Investimi vjen në një kohë kur u raportua rifreskimi i linjës së iPhone X me një model Plus dhe një model të rangut të mesëm në 2018-ën dhe secili do të ketë Face ID.

Apple gjithashtu pritet të lançojë një model iPad Pro me Face ID këtë vit raportoi Bloomberg.

Kështu gjigandi Amerikan i iPhone do të shmangte problemet e përkohshme të furnizimit që pati vitin e kaluar me modulet 3D. /PCWorld

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al