Disa nga anëtarët e komunitetit të LGBT kanë pasur mundësi që të zhvillojnë disa takime në shkollat e Tiranës, teksa kanë treguar para nxënësve historitë e tyre personale.
Në një postim të bërë në Facebbok, Xheni Karaj shprehet e lumtur që patën mundësi të bëjnë diskutime rreth bullizmit dhe të drejtat e këtij komuniteti.
Por vëmendje ka marrë një postim i bërë nga një murgeshë e cila jeton në Mirditë, ku marrë shkas nga postimi i Karajt, ka rrëfyer se është pushuar nga puna si mësuese pasi disa persona “kanë frikë nga feja”, edhe pse ajo është me dy diploma e me eksperiencë pune.
“Jetoj në Fan (Mirditë) dhe për tre muaj kam punuar në shkollën Ndrecë Ndue Gjoka. Kur më morën në punë më thanë ‘kujdes se ne jemi shkolle laike, nuk duhet t’u flasësh nxënësve për fenë’, biles, sikur të mos mjaftonte, një ditë përfaqësues drejtues të shkollës kanë hyrë në klasë duke pyetur nxënësit ‘a ju bën mësim kjo, apo ju flet për fenë?’, këtë në syte e mi! Ndërkohë që jetojme në një zonë, ndoshta e vetmja në Shqipëri, me traditë katolike prej shekujsh. Habitem që ende kemi frikë në institucionet tona të përmendim dimensionin shpirtëror, i vjetër që me lindjen e njeriut, ndërsa teoritë gender na duken si arritja e madhe e qyteterimit tonë!
Sidoqoftë, edhe pse nxenesit e mi u shprehën të lumtur për mesimin që bëja, më pushuan nga puna, ‘dënim pa gjyq’, edhe pse me dy diploma, master dhe 6 vite pune… ka diçka që nuk shkon…”, shkruan Elda Nikolli.