12 Tetor, 2017

Lidhja me Klea Hutën, reagon Elgit Doda: Këtu arti s’vlerësohet, s’ka rëndësi je llum apo intelekt


Lajmi  për lidhjen e dashurisë midis Elgot Dodës dhe Klea Hutës ishte shumë i bujshëm. Pas shumë aludimesh në media për një romancë mes të dyve e pas shumë përpjekjesh nga ana e çiftit për ta mbajtur të fshehtë, ata më në fund u dorëzuan duke konfirmuar gjithçka përmes rrjeteve sociale ndërsa postuan një fotografi ku Elgiti i jepte një puthje në ballë së dashurës së tij të zemrës.

E siç pritej, lajmi pushtoi rrjetin, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer fare Elgitit dhe kjo e ka nxitur të bëjë një reagim në faqen e tij personale në Instagram ku thotë se arti këtu nuk vlerësohet fare dhe se një artist duhet të përflitet për punën që bën dhe jo për detajet e jetës private.

Madje Doda akuzon dhe duket i bezdisur nga mediat online që i japin kaq shumë vëmendje kësaj pjese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al