Princ Leka së fundmi ka marrë pjesë në një event bamirësi në Maltë, pas ftesës së Dukës së Rusisë, George Mikhailovich dhe bashkëshortes së tij Princesha Victoria.
Mirëpo mesa duke në këtë event Princi është shoqëruar nga e dashura e tij e re, fotografja Blerta Celibashi.
Ndonëse në fotot e postuara nga eventi në rrjetet sociale, 43-vjeçari nuk ka ndarë me ndjekësit asnjë imazh me të dashurën, ka qenë Blerta ajo që ka postuar një foto në Maltë.
Mesa duket ky është eventi parë që pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia, Princ Leka është shfaqur i shoqëruar nga partnerja e tij e re.
Ish-çifti mbretërorë disa muaj më parë i dhanë fund martesë së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë edhe një vajzë, Geraldina, për shkak të tradhtisë së Princit me partneren e tij aktuale.
Një muaj më parë Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin.
Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij.
Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al