4 Shtator, 2017

Lil Wayne pa ndjenja, dërgohet me urgjencë në spital


Lil Wayne është hospitalizuar të dielën, pasi për shkak të një sulmi epileptik është gjetur pa ndjenja në dhomën e një hoteli në Chicago. Përfaqësuesit e reperit kanë njoftuar se ai ka përjetuar edhe një tjetër sulm në spital. Para një viti 34-vjeçari u dërgua në spital për arsye të ngjashme, ndërsa para katër vitesh kishte qëndruar për katër ditë në një spital në Los Angeles dhe asokohe u njoftua edhe publikisht se vuan nga epilepsia.

Lil Wayne e filloi karrierën muzikore që nga mosha nëntëvjeçare dhe u bë muzikanti më i ri që ka nënshkruar për Cash Money Records.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al