22 Dhjetor, 2017

Limoni si ilaç natyral, si ta përdorni për problemet me lëkurën e thatë


Limoni është një nga përbërësit ushqimorë më fantastikë sa i takon vetive të tij të jashtëzakonshëm ushqyese. Problem i madh për shumicën e njerëzve është lëkura e thatë në thembër apo çarjet e vogla.

Mbase nuk e keni ditur, por limoni është një ndihmës i madh për luftimin e lëkurës së thatë dhe të rrudhur, plasaritjet dhe çarjet e vogla në këmbë. Është i vetmi përbërës që ndikon në zbutjen dhe freskimin e këmbëve duke i bërë të marrin frymë sërish dhe lirshëm.

Ky është një trajtim shumë i thjeshtë dhe natyral që mund ta përgatitni në shtëpinë tuaj, dhe e tëra që duhet të bëni është të ndiqni hapat e mëposhtëm. Zgjidhni një limon që është më i vogël dhe i butë dhe prijeni në gjysmë.Shtrydhni dy gjysmat e limonit, por duke lënë brendësinë e pjesës së tij. Vendosni këmbët tuaja në gjysmën e zbrazët të limonit, njërën në gjysmë, njërën në thembër. Vishni çorapet.

Mbani koren e limonit ashtu në këmbë rreth 30 minuta. Pa marrë parasysh se a e keni të vështirë të ecni, ju thjeshtë mund të uleni të pushoni gjatë këtyre minutave, të lexoni ndonjë libër, ose të shikoni televizor.

Më pas, hiqni çorapet dhe largoni koren e limonit. Aciditeti që gjendet në limon heq qelizat e vdekura dhe zbut lëkurën. Të gjithë pjesët e irrituar dhe çarjet do të zbuten dhe do shërohen tërësisht. Përfundoni trajtimin duke aplikuar vaj ushqyes, të tillë si vaj kokosi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al