19 Shtator, 2017

Linda Rei do të bëhet OTR, ja si po i tërheq vëmendjen Noizy-t


 

Prania e sajnë spektaklin ‘Dance with me’ ka shkaktuar  debate, duke e kthyer në njëfarë mënyre Lindën edhe në një nga protagonistet kryesore të programit.

Mbrëmjen e  djeshme transgjinorja Linda Rei është bërë pjesë e replikave me anëtarin e jurisë Robert Aliaj, i cili nuk e fsheh aspak mungesën e simpatisë ndaj saj.

 

Duke u munduar të lerë pas këto ofendime dhe zhurmën mediatike, Linda na ka treguar me anë të një postimi në Instagram se zotëron një super makinë luksoze.

Krah fotos linda ka përmendur dhe grupin e reperit Noizy, OTR.  Linda e ka shprehur se është një adhuruese e tij, por sërisht përmendja e OTR ngre dyshimet se ky është një lloj ‘provokimi’ ndaj Noizy-t për t’i tërhequr vëmendjen . Dhe me të vërtetë na jepet e drejta të ngremë pyetjes se mos ndoshta Linda Rey do të bëhet pjesë e OTR-së…?!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al