20 Dhjetor, 2017

Linda Rei i bën gjëmën ‘Dance with me’, publikon foton kur fituesit marrin kupën


Ditën e djeshme duhej të transmetohej finalja e madhe e spektaklit të kërcimit “Dance with me”, por për shkak të ngjarjeve që ndodhën në vend, në atë fashë orare u transmetua “Opinion” dhe transmetimi i finales u shty për të hënën tjetër, natën e Krishtlindjeve.

Ndërsa teleshikuesit presin me padurim të hënën për të mësuar fituesin, Linda Rei e ka zbuluar sot me një foto në Instagram ku shihet Xhensila dhe Trimi duke ngritur kupën.

“Fituesi është… prisni finalen për ta zbuluar”, shkruan Linda me ironi e cila ka qenë e ulur në publik, natën kur është xhiruar finalja e “Dance with me”./xing/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al