28 Gusht, 2017

Linda Rei: Jeta me biznesmenin e pasur, unazat me diamant dhe netët me seks të çmendur


Një djalë 28-vjeçar, me trup të palestruar dhe romantik, ka rënë kokë e këmbë në dashuri me Linda Rein, personazhin më të komentuar të vitit në shtypin rozë.

28- vjeçari, djali i një biznesmeni të njohur nga Kosova, jeton në Lugano të Zvicrës, dhe me Lindën u takua pak muaj më parë në hotelin e babait të tij.screenshot-www.instagram.com-2017-08-28-11-48-16

Djali me emrin Massimo sapo i ka dhuruar unazën me diamante të fejesës Lindës, një surprizë kjo që i ka mbushur zemrën asaj për të rrëfyer për gazetën “Panorama” historinë e dashurisë që po përjeton si në filma…

Shumë po flitet për fejesën tënde me djalin e një biznesmeni nga Kosova, që jeton në Lugano të Zvicrës. Si ta bëri propozimin me unazën?

Jam pak si në botën e çudirave. Propozimi i unazës ishte diçka e veçantë. Kur u zgjova në mëngjes, nuk e gjeta të dashurin në shtëpi. E mora në telefon dhe e pyeta: “Ku je?” Më tha se kishte dalë të blinte cigare. Nuk vonoi dhe u kthye në shtëpi me një tabaka me bignè dhe kafe në dorë. Më tha mirëmëngjes, ha, se po shkoj të ndërrohem. Unë hapa ëmbëlsirat dhe në mes gjeta kutinë e unazës. (qesh) Edhe ky veprim ishte si në film, atë që ëndërroja unë, por prapë nuk e prisja kaq shpejt unazën.

U komentua shumë vlera e unazës që ti mban tani në gishtin e fejesës. Sa ka kushtuar?

Çmimin nuk di ta them se normalisht nuk ma dha kuponin tatimor, por mund të them që është flori dhe 1.5 karat diamanti. Mendoj se pak a shumë ka kushtuar mbi 2 mijë euro.

Kjo është dhurata e vetme që të ka bërë si të fejuar?

Jo. Pak ditë më parë më dhuroi edhe makinën “Porche”, që mua më pëlqente. Nuk e di, por deri më sot në dy dashuritë e kaluara kam qenë unë që kam dashur kaq shumë. Por, kësaj here po ndihem si një princeshë e vërtetë, se nuk po kuptoj asgjë çfarë po ndodh!

Po ti çfarë dhuratash i bën atij?

Çfarë mund t’i dhuroj më shumë se çfarë ka. Pra, zemrën time.

Duket një lidhje pasionante, pasi shpesh poston video nga udhëtimet me të fejuarin. Çfarë të pëlqen kaq shumë tek ai, po atë çfarë e tërheq te ty?

Çfarë pëlqen ai tek unë është fakti që nuk mendonte që unë isha një femër kaq e thjeshtë dhe pa pretendime, dhe aspak mendjemadhe. Ai mendonte se isha si ato vajzat e tipit: “Mos më prek se më bën pis!” (qesh) Kurse mua më pëlqen tek ai fakti që di të më habisë me veprime që nuk i pres e as nuk i kërkoj.screenshot-www.instagram.com-2017-08-28-11-47-35

Je shprehur se është tip shumë xheloz, për çfarë të ka penguar deri tani?

Po është shumë xheloz në fakt. Nuk ka më dëshirë që unë të kem punë me showbiz-in, por sa më shumë më njeh si karakter, më shumë po bindet që nuk ka përse të ketë frikë ose xhelozi pa lidhje. Se në Shqipëri, po të doja dikë e kisha marrë kohë më parë.

Pra i shpenzon paratë për ty në maksimum, si e si të ta bëjë qejfin më shumë?

Shpenzon këto kohët e fundit shumë, pasi ka kuptuar në këto muaj bashkë që nuk kisha interes material ndaj tij. Pra që nuk kam pasur as një kërkesë dhe nuk me interesonte sa lekë kishte.

Je prezantuar me familjen e tij, po ai me familjen tënde dhe sa gjasa ka që ju të martoheni?

Po, po më ka prezantuar zyrtarisht gjatë një dreke të diele me të gjithë familjen e tij. Dhe unë normalisht i prezantova familjen time. Çdo gjë është në rregull si duhet të jetë, se dashurohemi.

Ky është momenti kur ti ke marrë oferta në Shqipëri si showgirl. Mendon se kjo do të ndikojë për keq në lidhjen tuaj në distancë, pasi dihet që ai jeton në Lugano të Zvicrës?

Nuk mendoj që jam në kulmin e karrierës sime. Më mirë po them se ky është vetëm fillimi. Të ndikojë distanca për keq në lidhjen tonë nuk mendoj, se nuk ka arsye. Por në rast se mund të ketë ndonjë pengesë për të, nuk do ta mendoj dy herë të lë botën e showbiz-it për të. E them këtë se e dua dhe dashuria s’ka limit.

screenshot-www.instagram.com-2017-08-28-11-48-02

LINDA REI: DASHURI BËJMË ME DRITA NDEZUR, NË PLANET TONA NJË FËMIJË

Si do t’i përshkruaje momentet tuaja në shtrat, të pëlqen si puth, çfarë mund të rrëfesh kur dritat fiken?

(Qesh) Ç’janë këto pyetje pikante, se më bëtë me turp! Mendoj që janë momente pak delikate, por mund të them që adhuroj çdo gjë që bën me mua. Dhe dritat nuk fiken në ato momente, se s’kemi defekte fizike, ndaj shikohemi në sy. (qesh)

E mendoni opsionin për të sjellë një fëmijë në jetë?

Fëmijë? Unë kam thënë që i adhuroj fëmijët, por tani për tani është shumë shpejt. Po të na vijë dëshira të dyve pse jo, më pëlqen ideja të ndërroj panolino. (qesh)screenshot-www.instagram.com-2017-08-28-11-47-53

Mendon se do të jesh një nënë e mirë dhe e përgjegjshme?

Me siguri mund të jem një nënë shumë më e përgjegjshme se shumë të tjera, që hedhin fëmijët e tyre në plehra, apo i braktisin në shtëpitë e fëmijëve.

KLOTILDA HARKA/ PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al