27 Shtator, 2017

Linda Rei reagon për debatin me Rudinën, i ‘vë kapakun’ situatës


Diskutimi në studio mes Rudina Magjistarit dhe Linda Reit vazhdoi edhe pas mbarimit të emisionit dhe duket se përfshiu edhe të tjerë.

Ishte Linda ajo që gjatë spektaklit “Dance With Me” e quajti Rudinën, ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, gazetare të painformuar, e cila solli më pas dhe një reagim nga ana e Rudinës.

Rudina ka insistuar se nuk ka gabuar që e ka quajtur Lindën “trangjinore”, duke thënë se ky është një term i përdorur dhe nga psikologët dhe ditën e djeshme, gjatë emisionit të saj, ajo e ka përforcuar mendimin e saj duke e mbyllur këtu debatin.

 

 

Teksa Rudina ia vuri “kapakun” dje këtij debati, Linda e ka bërë këtë gjë sot. Nëpërmjet një postimi në rrjetet social, ajo shkruan :

“Faleminderit të gjitha atyre që po më dedikojnë kohën e tyre. Më vjen keq që nuk kam reagime, as kritika për ju, sepse nuk më prek asgjë që thuhet… Mendoj që çdokush është i lirë të mendojë dhe të thotë atë që do, dhe nuk pretendoj që t’i pëlqej çdokujt, sepse as mua s’më pëlqejnë të gjithë, ndaj… Shijojeni”, shkruan ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al