2 Tetor, 2017

Linda Rei tregon të vërtetën e largimit nga spektakli: Nuk më jepnin për të ngrënë


 

Lajmi se Linda Rei është larguar nga spektakli i kërcimit “Dance with me” ka pushtuar mediat prej ditësh.

Në fillim u tha se shkak i largimit ishin emocionet dhe reagimet e shumta nga publiku të cilat Linda nuk i përballoi dot. Mirëpo në një prononcim për Blitz Linda është shprehur se e vërteta e largimit është shumë ndryshe nga ajo çfarë është thënë.

 

“Këto fjalë dhe këtë mendim e kanë marrë ata vetë. E vërteta është që fajin e ka të gjithë Vera dhe Popi që nuk i japin rëndësinë e duhur personazheve që kanë disa pretendime, ndoshta për produksionin kushtoja shumë për tu përballuar, por në Itali që nuk jam VIP, jetoj shumë më mirë se sa jeta që bëja atje si VIP.

Pa kushte për ndonjë kujdesje, edhe ujin që kushton shumë pak duhet ta blija nga xhepi im. Nuk është asgjë sërish, por e kam të gjithën tek principi. Ishte e papranueshme të haja vetëm mish derri ose pule dhe sallatë çdo darkë me një buxhet 15 euro që kishin caktuar, nuk e kaloja dot.

Nuk kërkova gjëra luksi, por thjesht zonja Vera nuk ha çdo ditë për gati 4 muaj, tre gjëra dhe normalisht nuk jam ndjerë aspak mirë sepse unë në 5 javë në Shqipëri kam harxhuar 2500 euro nga vetja për të jetuar ashtu siç jam mësuar unë. Sakrificën si në kohën e komunizmit lidhur me ushqimin dhe jetesën nuk kisha pse ta përjetoja unë” , është shprehur Linda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al