20 Mars, 2021

Lindita Halimi u përgjigjet një herë e mirë të gjithë ndjekësve që e ngatërrojnë me një latine


Lindita Halimi mundohet të jetë aktive në rrjete sociale, pasi në muzikë, prej dy vitesh nuk ka sjellë projekte të reja.

linda halimi (7)

Ajo ndan momente nga përditshmëria e saj, ku pjesën më të madhe duket se e zë stërvitja.

linda halimi (1)

Sigurisht nuk mungojnë as foto e video me partnerin e me vajzën e saj, Kaimanan.

linda halimi (11)

Ndonëse prej shumë vitesh këngëtarja jeton në Amerikë, Lindita nuk ka nguruar asnjëherë të tregojë se është me origjinë shqiptare.

linda halimi (9)

Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme, ku nëpërmjet një Instastory i sqaron të gjithë ndjekësit e saj se nuk është latine.

linda halimi (12)

Unë nuk jam latine! Unë jam shqiptare! Jam e kënaqur, sepse i dua shumë latinët e mi dhe sinqerisht të gjithë, por për t’ju përgjigjur gjithë mesazheve, unë jam shqiptare krenare nga Kosova”, shkroi ajo në postim.

linda halimi (5)

Së fundmi u mësua se Lindita do të marrë pjesë këtë vit tek “Kënga Magjike”.

linda halimi (8) linda halimi (2) linda halimi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al