8 Tetor, 2017

Lindita Nikolla e mban në makinë gardërobën


Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, është fotografuar këtë të enjte nga paparaci ynë teksa po dilte nga makina e saj zyrtare. Siç e keni ndjekur edhe nga mediat, këtë të enjte pati një seancë maratonë me disa orë shkëputjeje në drekë, ku u përjashtua nga Parlamenti edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mbase për arsye të kësaj ngarkese, ministja Nikolla është detyruar të mbajë rroba rezervë në makinë. Në fakt, në ndryshim nga disa kolege të cilat i ndërruan veshjet nga paraditja në pasdite, ajo vijoi të mbajë të njëjtin kostum të zi. Mbase nuk i kanë hyrë në punë, ose i ka blerë të reja, ose i ka marrë në pastrim kimik. Të gjitha këto, impenjime grash edhe kur janë në pozicione të rëndësishme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al