Nëse pyesni prindërit se a rrisin nivelin e stresit fëmijët, shumica prej tyre do të përgjigjen me “po”. Por së fundmi është bërë një studim që thotë se më shumë se dy fëmijë dëmtojnë vërtetë shëndetin e nënës.
Nga ky studim ka dalë rezultati se sa më shumë fëmijë të ketë një femër, më i lartë është rreziku i sëmundjeve të zemrës. Po ato që kanë më shumë se pesë fëmijë?
Sipas studimit, ata kanë një rrezik 40% më të lartë për një infarkt serioz në zemër në 30 vitet e ardhshme, krahasuar me ato që kanë një apo dy fëmijë.
Shtatzënia dhe procesi i lindjes e tendosin zemrën, teksa fëmijët bëhen stresues dhe i ndalojnë nënat të kujdesen për veten e tyre, vijon studimi i Kembrixhit.
“Ne e dimë që shtatzënia dhe procesi i lindjes tendosin zemrën në mënyrë të tmerrshme, dhe rritja e fëmijëve është stresuese gjithashtu. Ne nuk duam t’u shtojmë stresin njerëzve në jetën e përditshme por t’i vëmë në dijeni dhe çfarë të bëjnë për këtë”, thotë drejtuesja e studimit Clare Oliver-Williams. Janë studiuar të dhënat e mbi 8 mijë femrave në SHBA të moshave 45 deri në 64 vjeç.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al