21 Qershor, 2022

Lionel Messi dhe bashkëshortja e tij fotografohen në momente intime gjatë pushimeve


Lionel Messi dhe gruaja e tij Antonela Roccuzzo dukeshin me humor të mirë teksa po shijonin një udhëtim me jaht së bashku me Cesc Fabregas dhe gruan e tij Daniella Semaan në Ibiza.

Futbollisti argjentinas, 34 vjeç, u shfaq në momente intime me gruan e tij, 34 vjeç, duke u përqafuar dhe puthur teksa merrnin rreze dielli. Lioneli tregoi fizikun e tij të tonifikuar me një palë pantallona plazhi shumëngjyrëshe.

Jo më pak e tonifikuar u duk gruaja e tij Antonela e cila shfaqi linjat për tu patur zili me bikini jeshile të çelët. Nëna e tre fëmijëve i mbajti flokët e saj të drejtë lëshuar, ndërsa kishte vendosur edhe një palë syze dielli. Antonela gjithashtu veshi një minifund.

Ibiza është një destinacion i rregullt pushimesh për Messin dhe familjen e tij, dhe shpesh shoqërohen nga ish-bashkëlojtari i tij i Barcelonës, Luis Suarez. Messi dhe Antonela janë prindër të Thiago, Mateo dhe Ciro.

Nuk mund të mungonte pija e preferuar e Messit:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al