Dy moderatorët, Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi janë përfshirë në një sherr dhe debat të ashpër në shtëpinë e BBV.
Teksa gjatë debatit, Meritoni i ka nxjerrë gjuhën, moderatorja iu është drejtuar duke i thënë se “llapën nxirre me Ilnisën, jo me mua”.
Erjola: Ngele duke më thënë që je si në pasarelë. Këtu nuk jam vetëm për pasarelë dhe këtë futja trurit tënd. Llapën nxirre me atë, jo me Erjolën. Nuk nxjerr unë llapë këtu brenda, por llapa do të të dalë jashtë ty, kur të dalësh si këlysh që këtu. Ec tani.
Meritoni: Qepe gojën të thashë. Nxirre pak llapën. Ti nuk kontrollon dot ndjenjat e tua.
Erjola: Kape Primen.
Meritoni: Ti përdor fjalën këlysh, ti vjen godet, përmend fëmijët.
Erjola: Vetëm një këlysh, nxjerr llapën si ty. Turp të të vijë. Çuni dy metër pa fije truri në kokë.
Meritoni: Shko freskohu në pishinë. Hajde rrush!