2 Maj, 2022

Lojë për marketing apo e vërtetë: Çfarë fshihet pas kërcënimeve me gjyq mes Fifit dhe vëllezërve Veshaj?


Kjo është pyetja që mund të kenë njerëzit rreth situatës së krijuar mes Donald Veshajt dhe Fifit. Tashmë nuk ka gjyqe, sherre dhe pakënaqësi. Por a ishte kjo një lojë për marketing dhe vëmendje, situatë për të argëtuar ndjekësit në Instagram apo sherri mes tyre ishte i vërtetë dhe më pas gjithçka u sqarua?

Ndonëse shumë mund të kenë menduar se teoria e parë është më e besueshme, duket se në fakt mes tyre ka patur një përplasje që më pas është sqaruar. Kjo pasi pjesa për të cilën Fifi u irritua është fshirë nga kanali i emisionit në YouTube. Veprim ky që lë të kuptosh se këngëtarja e ka patur seriozisht në reagimin e saj dhe vëllezërit Veshaj arritën ta menaxhonin me sukses situatën duke e kthyer në humor.

E gjitha nisi në një nga skeçet e emisionit, ku teksa i tregonte Mozzikut shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donaldi i tregon atij edhe vendin ku u rrëzua Fifi. “Këtu u rrëzua Fifi”- i thotë ai teksa në dysheme shihen disa numra që vendosen nga policia në skena filmi dhe Donaldi që vendos një shkurre ose tufë me gjethe(sepse nuk ishin lule) në vendin në fjalë.

Pas kësaj erdhi reagimi i Fifit e cila thoshte “Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“.

Të nesërme Donaldi publikoi një video ku thoshte: “Në fakt unë tani u zgjova dhe pashë komentet në lidhje me skeçin dhe nuk e kuptoj Fifin dhe që do ndjekin anën ligjore. Ku është problemi?” Ndërkohë krejt papritur në video shfaqej Fifi e cila ishte e ulur me Donaldin në tryezë. “Prit se po bëj video thotë ai me ironi” dhe më pas vazhdonte “Edhe unë jam gati të ndjek anën ligjore dhe po bëj gati avokatët e mi dhe le ta ndjekë. Ia them publikisht. E pres në gjyq.”

Pas aktorit të njejtën gjë ka bërë edhe Fifi, duke publikuar një video në profilin e saj ku thotë:

“Unë e pashë deklaratën që ka bërë Donaldi, po më vjen mirë që e ka marrë seriozisht këtë punë. Unë kam kontaktuar e avokatin, letrat janë gati kështu që…”, në këtë moment Donaldi, i cili po e shoqëronte në tryezë shton: “Edhe i bën mirë moj se si është njeri me dy fytyra, njeri që i shfrytëzon njerëzit”“Shihemi në gjyq së shpejti!”– përfundonte Fifi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al