13 Shtator, 2017

London Noor bëhet 9 muajsh, ja si e uron babi Ledioni


Ata janë ndër çiftert më të përfolur të shoubizit, sepse janë figura mediatike e të biznesit, por edhe sepse publikisht na kanë treguar se kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. Kudo bashkë dhe në kërkim të lumturisë së përbashkët! Bëhet pikërisht fjalq për moderatorin Ledion Liço dhe trashgimtaren e Top Media Sara Hoxha.

Këto ditë ata ndodhen në udhëtim, ndërsa nuk kanë munguar të na njohin me detaje nga jeta dhe dashuria e tyre, sikundër ishte dedikimi i ëmbël që Ledioni i kishte bërë mbrëmë Sarës në një postim . Por sot ata kanë pasur një moment të veçantë prë të celebruar dhe për të marr urime. Djali i tyre London Noor bën plot 9 muaj që nga dita e tij e lindjes dhe babai i djalit nuk mund të mos na e kujtonte këtë çast.

“Gëzuar 13-tën bebush, sa shpejt që po rritesh,”-përfundon urimi i Liços. Gjithashtu në këtë foto nuk ka munguar komenti i nënës së Londonit, trashëgimtares së Top Channel, Sara Hoxhës, por edhe miqve apo fansave të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al