19 Prill, 2022

“Lopë, na turpërove”- Ndjekësit shpërthyen ndaj saj për veshjen në Kuvend, reagon Adriana Matoshi: Shijet janë relative, unë jam artiste


Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka qennë në qendër të mediave rozë pas ndarjes me futbollistin e njohur, Keith Owen Groeneveld. Por, përpos jetës së saj private Matoshi ka marrë vëmendje të madhe me veshjen e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja u fotografua teksa ndodhej në një seancë plenare në Kosovë. Ajo që ra në sy ishte veshja e saj krejtësisht interesante duke dalë pak jashtë kornizës zyrtare.

Por duket se kjo veshje nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj, pasi vetë deputetja tregoi përmes një postimi në Instastory një koment që i kishte mbërritur në profilin e saj.

“Ku je nisur kështu moj lopë, se na bëre hor (na turpërove), beso që turp që je deputete e Lëvizjes Vetëvendosje. Femër budallaqe. Turp, turp.”- thuhet në mesazhin që i ka dërguar ndjekësi Adriana Matoshit.

Pasi vendosi ta fshijë storyn, deputetja publikoi një video duke ironizuar komentet negative. Në një video të shpërndarë nga aktorja Driada Matoshi, ajo dëgjohe teksa thotë: “Si shkohet në parlament me bluze?”

Më tej Adriana Matoshi ka bërë një reagim më të qartë kundrejt të gjithë komenteve për veshjen e saj në Parlament. Ajo shkruan se askush nuk mund të vendosë për veshjen e saj, duke theksuar se ajo është artiste dhe veshjet e saj janë gjithmonë artistike. Në përfundmi ajo bëri një thirrje për gratë Kosovare që ta mbështesin njëra-tjetrën ashtu siç ndodh nëpër botë.

POSTIMI I PLOTË:  

Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend!

Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkelqimit të skenës kulturore etj. etj. Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njejtë siç askush nuk ka mundësi të vendosë si unë vishem në Kuvend. Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht! Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj rolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjo ka rëndësi! Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret. Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbështesin njëra-tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë.

Gratë e Kosovës, pa përjashtim, duhet që sa më parë ta kuptojnë këtë trend të rëndësishëm dhe kaq të nevojshëm për njerëzmim dhe të bëhen pjesë e forcimit te gruas. Ndërsa për ata që ofendojnë, tashmë jam rexhur!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al