19 Mars, 2022

Loredana dhe Mozzik shfaqen në të njëjtin vend! Çfarë fshihet pas këtyre fotove?


Loredana dhe Mozzik janë vendosur sërish në qendër të mediave sociale ditën e sotme. Ndarja e dytë e bujshme e çiftit ka bërë që çdo lëvizje e tyre të studiohet me kujdes nga fansat.

Dhe së fundmi ç’ka i ka bërë sërish bashkë është Zvicra. Të dy artistët kanë treguar se ndodhen në shtetin zviceran dhe këtë na e kanë treguar vetë përmes postimeve në rrjetet sociale. E teksa Mozzik ndodhet në Gjenevë, Loredana ka postuar foto nga Zyrihu.

Nuk dihet nëse kjo ka qenë një rastësi apo ata janë takuar me njëri-tjetrin, por vlen të theksohet se ajo çfarë kuptuam nga Instagram, është se të dy ndodhen atje për punë. Ndonëse janë ndarë ata kanë treguar se ruajnë ende respekt për njëri-tjetrin dhe vazhdojnë bashkëprindërimin e tyre për vajzën. Hanën.

Kujtojmë se në 2020 çifti u ribashkua pas rreth një viti ndarje. Ata bashkëpunuan për albumin e përbashkët “No rich parents” dhe kur ende nuk kishin mbaruar publikimin e këngëve u ndanë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.

Ndërkohë, të pyetur herë-pas-here të pyetur nga ndjekësit nëse janë në një lidhje apo jo, të dy kanë treguar se janë single. Nëse do ketë një ribashkim tjetër mes tyre mbetet për tu parë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al