Reperja e njohur, Loredana Zefi, pas pushimeve verore, e nis zellshëm këtë sezon. Është bërë e ditur se ajo do të jetë pjesë e jusisë në edicionin e 21-të të “Deutschland sucht den Superstar.”
Ky spektakël Gjerman ka si qëllim promovimin e talenteve të reja të muzikës dhe reperja Shqiptare do të jetë aty për të dhënë opinionet e saj lidhur me konkurentët.
Kujtojmë që edhe pse Loredana e viziton shpesh Shqipërinë për të dhënë koncerte, jetën e saj e ka vendosur në Gjermani.
Një vit më pare ajo zyrtarizoi romancën e dashurisë me futbollistin Karim Adeyemin, i cili është 6 vite më i vogël.
Loredana më herët ka qenë në një lidhje me këngëtarin shqiptar, Gramoz Aliu, i njohur ne noftën ‘Mozzik’, mirëpo dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre dhe secili vazhdon jetën me partnerë te ndryshëm.
Fryt i dashurisë së Mozzik dhe Loredanës atëherë u bë një vajzë, Hana e cila pas ndarjes jeton me reperen në Gjermani.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al