Loredana Zefi ka bërë sërish lëmsh të gjithë ndjekësit me fotot e fundit që publikoi në Instastory.
Reperja dhe ish-bashkëshorti i saj, Mozzik, kanë ngritur herë pas here dyshimet se janë rikthyer bashkë.
Loredana publikoi një foto, në të cilën ajo mban një këpucë të vogël në dorë.
“Kam nevojë për një fëmijë të dytë”, shkroi artistja në foto.
Përveç kësaj, Loredana publikoi edhe një Instastory tjetër, në mes të së cilës shiheshin emoji-t e një familjeje, pjesë e së cilës ishin dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.
Këngëtarja është nënë e një vajze, Hanës, prandaj emoji i djalit ngre dyshime se ajo është në pritje të ëmbël e për më tepër, të një djali.
Loredana dhe Mozzik janë fotografuar shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit prej disa kohësh, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar se janë bashkë.
Dyshja kaluan pushimet në Milano e më pas edhe në Dubai së bashku me Hanën.
Ndonëse nuk publikuan asnjë foto familjare të gjithë bashkë, detajet e zbuluara nga ndjekësit tregonin qartë se të tre ishin bashkë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al