16 Shtator, 2021

Loredana Zefi nis sërish thumbat ndaj Mozzik? Këngëtarja: Mos gjeni të dashur, por…


Shpresat për një rikthim mes Loredana Zefit dhe ish-partnerit të saj, Mozzik, u shuan kur reperja sqaroi në llogarinë e saj në Instagram raportin që ka me këngëtarin.

loredana zefi, mozzik (1)

Zefi sqaroi se ndonëse kanë provuar të rikthehen çift, kjo ka qenë e pamundur pasi s’mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme me njëri-tjetrin. Mirëpo, postimi që bëri mbrëmë në Instastory, ka ngritur dyshimet se artistja ka nisur sërish thumbat në rrjete sociale ndaj ish-it të saj.

loredana zefi (4)

Loredana publikoi foton e “The Simpsons”, krah së cilës ishte shkruar shprehja: “Bëni para, jo të dashur”.

Muajin e kaluar, në postimin e bërë në Instagram për marrëdhënien që ka dhe do të ketë me Mozzik, këngëtarja shkroi:

loredana zefi

Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme.

Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. ‘No Rich Parents’ ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që dëgjoj fjalë të mira për albumin. Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira.

loredana zefi (5)

Ai më dha dhuratën më të bukur të jetës. Mbajini për vete akuzat si ‘ju thamë që do ndodhi kështu’. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por këtë herë nuk gabova. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë dhe të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet.

Faleminderit për mbështetjen tuaj, dëgjoni këngën tonë të re “Mit Mir” dhe shikoni albumin tonë në 24 shtator. Do të publikohet vetëm në platformat digjitale. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur të dyve ne gjatë kësaj kohe.

Mozzik le të ndahet kjo gjë. Me shumë mundësi shumë njerëz mund të mendojnë tani se telenovela e përditshme e Loredanës vazhdon, por fatkeqësisht kjo është jeta e vërtetë.

loredana zefi (6) loredana zefi (1) loredana zefi (2) loredana zefi (3) loredana zefi, mozzik (1) loredana zefi, mozzik (6) loredana zefi, mozzik (1) mozzik loredana zefi (2) mozzik loredana zefi (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al