11 Dhjetor, 2017

Lorik Cana në Dubai me djalin, jeta e re e ish-kapitenit


Kapiteni legjendar i Kombëtares Lorik Cana vetëm pak kohë më parë deklaroi tërheqjen përfundimtare nga futbolli aktiv. Pas kësaj ish-kapitenin e kemi parë të angazhuar më shumë në jetën familjare dhe këtë gjë na e ka treguar edhe me fotografinë e fundit të postuar në Instagram.

Loriku ndodhet në Dubai ku është duke kaluar pushime me familjen tij të vogël, pjesa më e bukur e të cilave, është padyshim i vogli Boiken. Ata janë veshur të dy njësoj dhe po nisen drejt detit. ”Me baby bosin”-shkruan ai pranë fotos. Me siguri sa kohë ka qenë i angazhuar me futboll aktiv Lorikut i kanë munguar këto çaste familjare dhe koha e mjaftueshme për të shpenzuar me familjen. Kjo është ‘’jeta e re’’ e ish-kapitenit i cili sikundër ka thënë në intervistat publike ka ambicie për karrierë në  drejtimin e futbollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al