“Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë”.
Ky eshte njoftimi i rendesishem qe ben sot Ambasada Amerikane ne Tirane per te gjithe aplikuesit shqiptare, te cileve u shkoi mundu kot me aplikimet, pasi ato nuk quhen te vlefshme.
“Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë”- njfton ambasada, duke dhene detaje me vlere per te gjithe te interesuarit.
Njoftimi i Ambasades
Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë.
Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019).
Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë. Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h #AskAnna
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al