23 Gusht, 2018

Luan Rama larg sherreve të politikës së Tiranës, deputeti i LSI pushon në Drimadhes


Lëvizja Socialiste për Integrim duket se këtë verë, të gjithë aktivitetin opozitar dhe akuzues ndaj qeverisë së Ramës, ia ka lënë në ngarkim deputetit Petrit Vasili.

Ai ka dalë pothuajse çdo ditë në media duke hedhur akuza mbi probleme të ndryshme. Ndërkohë në Drimadhes ka një realitet tjetër. Deputeti tjetër i LSI, Luan Rama ka zgjedhur të pushojë në jug, larg zhurmave dhe vapës mbytëse të Tiranës.

Megjithatë siç e shihni edhe nga fotoja, ai nuk e heq nga dora celularin. Me siguri është kurioz të dijë se çfarë po ndodh dhe cilat janë ngjarjet kryesore të politikës. Ndërkohë, duke parë foton e Ramës, ajo që na ra në sy ishte një detaj që më parë nuk e kishim vënë re.

Rama edhe pse në plazh ku të gjithë janë në rehatin e tyre dhe nuk e vrasin mendjen për pamjen, ai ka bërë kombinime ngjyrash. Psh rrobat e banjosh ngyrë qielli i ka kombinuar me peshqirin që e ka në të njëjtën ngjyrë.

Ndërkohë kapelen blu e ka kombinuar me pantoflat. Nuk ia dinim këtë dimension estetik Luanit. Kushedi sa xheloz do bëhet Fate Velaj kur ta shohë!

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al