26 Shtator, 2017

Luana ‘e kall’ Xhamajkën me këtë foto. Po Marina ku është?


Geti dhe Marina nuk janë vetëm në muajin e tyre të mjaltit, por sikundër kemi parë edhe nga fotografitë që kanë postuar Geti, me ta gjendet edhe Luana e cila është duke kaluar një periudhë pushimesh relaksuese në prag të emisionit të saj që pritet të nis së shpejti në Top Channel.

Prezantuesja e njohur ka postuar sot foto ku shihet në brigjet e Xhamajkës ku si zakonisht duket shumë seksi dhe në formë.

Por, nuk dihet a është e shoqëruar Luana me Krenarin në këtë udhëtim apo ajo thjesht ka shkuar atje e vetme për t’i bërë shoqëri Marinës e Getit.

Meqë ra fjala tek Marina , po ajo përse po hesht dhe nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale? A mos ndoshta Marina është lodhur nga ‘jeta virtuale’  që bëhet në rrjetet sociale dhe po preferon të bëj pushim?!

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al