I konsideruar si doktori i vip-ave, Skerdi Faria, ishte i ftuar në programin “Një kat më lart” me Ermal Peçin.
Biseda me të nuk mund të ishte larg temës së diskutuar të operacioneve plastike dhe mohimit ose jo, që i bëjnë personazhet e ekranit atyre.
Ermali i tregoi disa personazhe, mes të cilave edhe Iva Aliko dhe Luana Vjollca. Kanë mjaftuar disa sekonda që të shohi Iva Alikon në ekran dhe Skerdi të shpërthej në lot e të thotë “është totalisht bio”.
(Operacionet plastike -minuta 18 e më tej)
Më pas duke qeshur tha se Iva është flori e se s’ka asgjë të keqe që të bësh ndërhyrje.
Surprizues ishte komenti i tij për Luana Vjollcën. Sipas Skerdit, edhe pse komentohet shumë, Luana nuk ka ndërhyrje.
“Ajo mund të ketë hequr dhjamë në disa zona dhe i ka vendosur në vithe” – shtoi Skerdi duke theksuar së për ndërhyrje nuk beson. Po për Rashel Kolanecin e Aurela Hoxhën çfarë mendon Skerdi?
Shiko të plotë intervisten me Skerdi Faria në “Një kat më lart” /Burimi:InTv/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al