20 Dhjetor, 2017

Luana Vjollca e kërkon në emision, Bleona i propozon shifrën marramendëse


Bleona me Gent Hazizin janë përfshirë në një “sherr” virtual. “Mjekër cjap, pordhac, aktor i dështuar”, ishin disa nga fjalët me të cilat Bleona i drejtohej aktorit. Pak orë më vonë Hazizi i kërkoi falje Bleonës me një postim ku e ftonte të shihte shfaqjen e tij. Por nuk mbaron me kaq!

Mësohet se gazetarja e “Shiko kush luan”, ka kontaktuar Bleonën dhe i shkruan se autorja dhe drejtuesja e programit, Luana Vjollca e kërkon që të jetë e pranishme në natën festive të datës 1 janarit për të inskensuar një skenë sikur martohet me Flori Mumajesin.

bleona 2

“Atëherë meqë u bë tërkuzë të vazhdojmë historinë… Luana Vjollca, autorja dhe drejtuesja e programit propozon që për puntatën festive të 1 janarit të vish ti dhe Flori në program dhe të inskenojmë martesën. Puntata regjistrohet përpara, biletën mund ta paguajë Top-i. Mendoje dhe më thuaj”, i shkruan gazetarja, shihet në fotot e shpërndara nga Bleona.

Pasi Bleona i ka kërkuar shumë marramendëse prej 100 mijë dollarësh, gazetarja i shkruan: “Ok”.

bleona 1

Bleona më pas ka publikuar mesazhet në Instagram duke bërë të ditur se e refuzon ofertën pasi është në “post production” të filmit të ri që ka xhiruar me Nicolas Cage.

“Per te gjithe kategorine e  aktoreve te medhenj” qe maten me “hijen e mengjesit”, pastaj i fusin 1 dopjo konjak tek akademia dhe arrijne ne kokluzionin qe ata kane talentin me te madh qe mund te egzistoje ne nje qenie humane,dhe aq me teper mendojne qe “ Robert De Niro’t” dhe “Al Pacino’t” e kesaj bote jane losers, ju pershendes me nje: Dyftyresi tipike shqiptare!!!

Bleona e ofendoi rëndë, aktori shqiptar i jep përgjigjen “thumbuese”: Ti je ëndrra ime…

Ditën e djeshme Bleona Qereti shpërtheu keq ndaj aktorit të njohur Gent Hazizi, pasi ky i fundit e përmendi gjatë një lojë në spektaklin “Shiko kush luan”.

Por pas reagimeve të saj, edhe ky i fundit i është përgjigjur permes një postimi ironizues në Facebbok.18740656_1890713561142434_4736758425222783520_n

“Bleona Qereti: ti je endrra ime qe nga femijeria si kengetare e madhe,je endrra e te gjithe shqipetareve kudo qe jane si nje profesioniste e shkelqyer e muzikes,je endrra e te gjithe meshkujve shqipetare per sensualitetin femeror.Ndjese!Ndjese! Ne spektaklin “Shiko kush luan” u permende ne nje loje qe emisioni ben per nder te VIP-ve.Te ftoj te kuptosh se çfare mendoj per ty ne premieren time “Çfare do behem kur te rritem?”,stand up comedy, ne Teatrin Kombetar ,ne datat 20,21,23,24,25 dhjetor ora 18 00.Tperqaf! Eja ne Teater!”, ka shkruar ai.

gent hazizi

Postimi i Bleonës një ditë më parë:

25530283_1990877667822054_1979628756_n (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al