5 Tetor, 2017

Luana Vjollca shkëlqen nga Xhamajka, publikon foto me bikini


Prezantuesja dhe aktorja e njohur, Luana Vjollca po kalon ditë të bukura në Xhamajka, teksa shoqëron në muajin e mjaltit Marinën dhe Getin.

Që prej lajmit të pushimeve xhamajkane mediat rozë hamendësuan se në udhëtim me ta është edhe Krenari, por deri më tani nuk kemi parë asnjë gjurmë publike të tij.

Luana dhe Krenari mendohet se kanë kohë në një lidhje, por deri më tani as nuk e kanë pohuar dhe as mohuar këtë supozim.

Nga vendet piktoreske të Xhamajkës, Luana për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram ka shpërndarë fotografinë e radhës, teksa duket vërtetë në formë. E veshur me bikini të verdha ajo duket tejet seksi dhe sensuale në këtë foto.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al