21 Shtator, 2017

Luana Vjollca zbulon detaje nga projekti i saj i ri


Është përfolur shumë këto kohë se kur dhe si do të shfaqet Luana Vjollca sezonin e ri. U bë bujë e madhe në media se ajo do të zëvendësonte Adi Krastën të shtunave  në mbrëmje në ekranin e Top Channel.

Sigurisht që programi i saj do të jetë një program argëtues, ndryshe nga ai që supozohej që do të kishte moderatori i njohur.

Gjithashtu flitet se Luana është duke punuar një baladë me këngëtarin e njohur Gena, por nuk dihet nëse është gati klipi apo realizmi i këngës.

Në fakt diçka na ka bërë të dyshojmë, pasi Luana në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram flet për ‘bërje gati’ dhe shohim kamerën që është duke regjistruar . Nuk dihet saktë se për çfarë projekti e ka fjalën Luana, por një gjë është e sigurt, ajo do jetë sërisht në qendër të vëmendjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al