Disa postime në rrjete sociale të ditëve të fundit, kanë nxjerrë në pah, një armiqësi të vjetër. Protagoniste janë pikërisht dy nga emrat më të njohura të “showbizz”-it, Luana dhe Arbana. Dikur kolege nën një logo, duket se dy vajzat paskan pasur disa inate, që ne nuk i kemi ditur.
Ishte Luana ajo që postoi e para një foto ku shkruajti: “Karma e ka merituar një gëzuar”. Kaq mjaftoi dhe thashethemet nisën, duke menduar që ky është një thumb për Arbanën. Kujtojmë se para se “Big Brother 1” të niste, Luana përflitej si një ndër emrat e mundshëm për ta moderuar këtë format.
Pas suksesit me “Shiko kush Luan”, u duk sikur Luana u shndërrua në imazhin ikonë të ekranit, teksa Arbana ishte ende pa një emision pas lindjes së djalit të dytë, si dhe përfundimit të “Dua të të bëj të lumtur”.
Por, gjithçka u mbyll shpejt për Luanën, kur kjo e fundit kuptoi që në fakt, Arbana ia kishte marrë “Big Brother”. Ishte kjo dhe arsyeja e largimit të saj nga televizioni ku ishte pjesë që 15 vjeç. Por tashmë, që historia përsëritet, por personazhet ndryshojnë, Luana duket se ka gjetur momentin që ta “shijojë” këtë gjë.
Tashmë që është zyrtarizuar se Ledioni do të jetë mikpritësi i “Big Brother”, çfarë nënkupton edhe largimin e Arbanës nga ky format, moderatorja ka zgjedhur që të ironizojë në rrjetet sociale, ndonëse ka preferuar mos të zbulojë emra. Ndërkohë, një tjetër postim në rrjetet sociale të Arbanës, është marrë si një ironi për Luanën. Arbana mendohet se iu kundërpërgjigj nëpërmjet një fotoje ku shkruajti: “A do arrijë profiteroli të mundë rekordet e tiramisu-së?”.
Ndonëse shumë e kanë interpretuar si një luftë mes një bruneje dhe bjondeje, Arbana vetë e la me kaq. Në prag të nisjes së edicionit të tretë të “Big Brother”, ajo ka preferuar që të largohet nga zhurma mediatike për të pushuar disa ditë.
Arbana dhe partneri i saj kanë publikuar në rrjetet sociale, nga vendi me borë ku po pushojnë, duke zgjedhur që mos të vijojnë më me “Big Brother”, apo me gjithçka tjetër që lidhet me këtë format. E si për ta konfirmuar se mes saj dhe Luanës nuk ka një luftë të ftohtë, Arbana ka zgjedhur që të komentojë në faqen e Marinës.
Kjo e fundit ka publikuar një foto të vajzës së saj Marget, ku i ka komentuar edhe Arbana duke shuar kështu zërat nëse moderatoret kanë nisur një “luftë” virtuale me njëra-tjetrën. Ndërkohë që Luana duket se është kthyer në ekran kur po përgatitet për një sezon të ri televiziv, Arbana ka premtuar se do të rikthehet shumë shpejt në ekran.
Në media është përfolur se ajo dhe Ledioni do të ishin edhe bashkëprezantues në këtë format, por duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë. E duket se këtë vit natën e parë të “Big Brother”, Arbana do ta ndjekë nga ekrani si publik, ndryshe nga 2 vitet e shkuara, ku ishte edhe mikpritësja e “reality show”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al