5 Tetor, 2017

Luis Vuitton sjell trendët e reja, ndërthurje mes klasikes e sportives


Ngjyrat e bukura e të qeta ishin preferenca e stilistit Nicolas Ghesquiere, i cili i dha veshjes së rrugës tone mbretërore.

Palltot e hijshme e të mbushura me qendisma ishin kombinuar me pantallona të mëndafshta e këpucë atletike. Këmishat me mëngë të fryra vinin me një bluzë sport përsipër, ndërsa pamjen e kompletonin në fund çantat klasike të markës së famshme.

Koleksioni luan sa me idenë e “vintage”, ashtu dhe atë të futurizmit. Kjo u pa qartë në ndërthurjen e palltove të stilit të shekullit XVIII me pantallona prej materiali plastike.

Edhe vetë pasarela ishte vendosur në Muzeun e Luvrit, ku modelet i prezantuan veshjet e tyre joshëse në një ish-fortesë mesjetare.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al