Luizi ka rrëfyer në një bisedë me Kristin planin që do të ndiqte, nëse do të dështonte me përpjekjen e tij në Big Brother.
Këngëtari rrëfeu se do të largohej përfundimisht nga Shqipëria për t’u zhvendosur në SHBA tek familja.
Luizi: Dhe i thashë vetes futu dhe fokusohu në lojë. E kisha stakuar trurin, doja ta mbyllja këtë gjë këtu, të shkojë si të shkojë, dhe në varësi se si do më shkonte këtu, do vendosja për jetën time jashtë. A do rrija më në Shqipëri apo do ikja në Amerikë.
Kristi: Pse në Amerikë?
Luizi: Se në Amerikë kam familjen.
Kristi: Aty duhet të ikje?
Luizi: Thosha nëse nuk më ecën te Big Brother-i, e kisha bërë në plan me e mbyll me Shqipërinë, komplet. S’do kthehesha më..
Kristi: Përgjithmonë?
Luizi: Përgjithmonë, do rrija atje. Do bëja një restart tjetër atje. Dhe e ndava mendjen. Tani kur hyra këtu, këtu ku jam ulur ishte Kiara dhe kur e pashë live ishte gjë tjetër. Kiara më ka dalë jashtë parashikimeve, se shumë gjëra i kisha parashikuar. S’e edhe kur e pëlqeva nuk e dija që do e doja kaq shumë sa për të mos më zënë gjumi. Më rrinte mendja tek ajo.
Kujtojmë se Luizi dhe Kiara janë çiftii parë në BBV, Luiz Ejlli ka surprizuar Kiarën me rastin e Shën Valentinit i cili ishte dhe i pari për çiftin brenda shtëpisë.
Ata dhe brenda shtëpisë bën një dasëm ku dhe Kiara u dorëzua e puthi. Puthja mes Luzit dhe Kiarës mbrëmjen e djeshme bëri që shumica e shqiptarëve “të bërtisnin nga gëzimi”.
E pas “dasmës” madhështore dje si duket çifti i ri ka nisur planet se çfarë do të ndodhë pasi ata të dalin jashtë. Ka qenë vetë moderatorja ajo e cila i ka propozuar këngëtarit se pasi të dalin nga loja të bashkëjetojnë. Sigurisht, Luizi ka pranuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al