13 Mars, 2024

Luiz Ejlli të shtunën do futet në “Big Brother VIP”, Ledion Liço: Gjatë gjithë mbrëmjes do na…/ Çfarë do bëjë këngëtari?


Moderatori Ledion Liço mbrëmjen e djeshme ka treguar se fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli do të jetë i ftuar në primen e së shtunës.

“Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të ‘Big Brother VIP’. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha prezantuesi, duke mos treguar më shumë detaje.

Kujtojmë që sezonin e kaluar, loja e këngëtarit bëri bujë në mediat rozë, duke bërë për vete një publik të gjerë.

Si një ndër personat më të komentuar, ai u shndërrua në “fenomenin” e të gjitha sezoneve të “Big Brother”.

Kujtojmë që Luizi u njoh dhe u dashurua dhe u martua brenda shtëpisë me Kiara Titon, duke e vazhduar romancën e tyre edhe pas daljes nga shtëpia, ndërsa së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti do të sjellin në jetë një vajzë, emrin e të cilës akoma nuk e kanë bërë publik, megjithëse shpesh herë Kiara dhe Luizi kanë kërkuar ndihmën e ndjekësve për ndonjë sugjerim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al