Gazetari Blendi Fevziu sot ka pasur një ditë shumë të veçantë pasi vajza e tij e madhe Mishel festonte ditëlindjen. Në faqen e tij në Instagram ai ka postuar një foto ku tregon se gjendet në terminalin VIP të aeroportit Nënë Tereza duke pritur për të udhëtuar.
Nga një foto e postuar më herët e Blendit kuptojmë që festa për ditëlindjen e Mishelit ka filluar me të hyrë dita e sotme. Urimi i babait të saj ishte super i veçantë, me disa nga buqetat me lule.
Familja Fevziu bëjnë shpesh udhëtime së bashku, ndonëse vetë Fevziu ka pranuar se do kishte dashur të qëndronte me shumë kohë me vajzën e tij të madhe, kohë që po mundohet të kompesojë tani me vogëlushen Alis.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al