1 Prill, 2022

Lum ai burrë që do të marri!”/ Shpat Kasapi i shkrin të gjithë së qeshuri me batutën për ish-konkurrenten e “Për’puthen”


Duke qenë se tani fillon dhe muaji i Ramazanit ku shumë prej njerëzve të cilët besojnë në fenë myslimane,nisin të agjërojnë. Siç dihet rregulli kryesor është se nuk duhet konsumuar ushëqim dhe ujë deri në afatin e përcaktuar kohor.

Shqipe Hysenaj, Isida Mollaymeri dhe Shpat Kasapi i cili ishte në një lidhje ‘Skype’ kanë treguar sesi arrijnë ta përballojnë agjërimin për shkak të axhendës së ngarkuar që ata kanë.

Të ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se nuk e ka shumë problem mbajtjen e argjërimit pasi ajo vetë nuk konsumon shumë pak ushqim gjatë ditës, por e vetmja gjë që ajo kishte problem ishte të mos konsumonte dot kafenë.

“Unë mëngjesin nuk e ha, drekën shumë vonë ndërsa darkën nuk e konsumoj pothuajse fare por kafen e kam të vështirë”– u shpreh ajo.

Direkt pas saj ka ardhur batuta nga Shpati e cila shkaktoi të qeshura në studio:

“Lum ai burrë që do të të marri nuk paske shumë harxhime”.

Ndërsa ish-konkurrentja u përgjigj duke i thënë me shaka se ajo harxhonte në vende të tjera.

“Nuk ka gjë se harxhoj në vend të tjera”– tha Shqipja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al