6 Maj, 2022

Madonna i bën kërkesën e çuditshme Papa Françeskut, për çfarë bëhet fjalë


Ditët e fundit Madonna është bërë një nga artistet më të përfolura në media, për shkak të ndarjes me ish-të dashurin 35 vite më të ri dhe publikimin e albumin e saj të ri. Por këtë herë artistja ka befasuar me kërkesën e saj drejtuar Papa Françeskut.

Nëpërmjet llogarive të saj në rrjetet sociale, Madonna, i ka dërguar një mesazh të çuditshëm Papës duke i kërkuar që të takohet me të për të diskutuar çështje të rëndësishme.

Me sa duket, artistja është shkishëruar tre herë, ndërsa shkruan se është një katolike e mirë dhe dëshiron të zgjidhë gjërat.

“Përshëndetje @Pontifex Francis – Unë jam një katolike e mirë. Betohem! Dua të them që nuk betohem! Kanë kaluar disa dekada nga rrëfimi im i fundit. A do të ishte e mundur të takoheshim një ditë për të diskutuar disa çështje të rëndësishme?

Unë jam përjashtuar 3 herë. Nuk duket e drejtë. Sinqerisht Madonna”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.

Faqja e Papa Françeskut në Twitter ka pasur shumë aktivitet që kur këngëtarja bëri këtë postim, megjithatë ajo ende nuk ka marrë një përgjigje publike. Tweet-i, i cili u postua në faqen e këngëtares 63-vjeçare, la shumë nga fansat e saj në mëdyshje dhe konfuzion se pse ajo e postoi atë.

Disa e kanë cilësuar si një strategji të pazakontë publiciteti për publikimin e albumit të ri ‘Finally Enough Love’ më 24 qershor, ndërsa të tjerë e shohin si një dëshirë të vërtetë të këngëtares për të bërë paqe me Kishën.

Madona dhe “konfliktet” e saj me Kishën

Edhe pse nuk është vërtetuar se këngëtarja është shkishëruar tre herë, ajo ka thënë se përdorimi i figurave fetare në performancat e saj, është thjesht një provë e katolicizmit të saj të zjarrtë

“Gjithmonë ndjej një lidhje të pashpjegueshme me katolicizmin…kjo shfaqet në të gjithë punën time, siç mund ta keni vënë re,” tha ajo në 2016.

Një nga momentet e saj më skandaloze ka qenë performanca e vitit 2006 në Romë, ku ajo u kryqëzua në skenë si pjesë e performancës. Kardinali Ersilio Tonino tha asokohe, me miratimin e Papa Benediktit XVI, se Madonna i kishte çuar gjërat shumë larg me spektaklin, duke e cilësuar atë si “blasfemi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al