29 Mars, 2021

Madonna nuk i lë vend imagjinatës, pozon e veshur me të brendshme dhe vë në plan të parë gjoksin


Madonna nuk i la vend imagjinatës në fotot e fundit që publikoi në rrjete sociale.

madonna (2)

62-vjeçarja ka pozuar para kamerës e veshur vetëm me të brendshme të zeza, të cilat thuajse nuk i mbulonin asgjë, shkruan “Daily Mail”.

madonna (6)

Dhe tani, për një moment reflektimi me veten… Madame X”, shkroi mbretëresha e muzikës pop krahas tyre.

madonna (8)

Artistja me famë botërore kishte bërë make up të lehtë, i cili i nxirrte në pah tiparet, si dhe kishte zgjedhur disa varëse prej ari për të kompletuar pamjen e saj.

madonna (7)

Madonna ka nënshkruar një marrëveshje me “Netflix” dhe së shpejti do të publikojë një dokumentarë që do të përfshijë pamje nga turneu i saj i fundit, “Madame X”.

madonna (5)

Ajo realizoi këtë turne gjatë periudhës së viteve 2019-2020, dhe titulli “Madame X” është i njëjtë me atë të albumit të saj të fundit.

madonna (3)

Dokumentari do të paraqesë edhe betejën e këngëtares me dëmtimin në gju dhe në ije, që e detyruan të anulonte disa turne, sepse mjekët e urdhëruan të bënte pushim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al