Juria e spektaklit “The Voice” në Francë kanë mbetur të mahnitur nga zëri dhe interpretimi i një 22-vjeçareje, e cila solli një version të padëgjuar më parë të këngës “Halelujah”.
Mennel Ibtissen, me origjinë franko-arabe, bëri që të katër trajnerët të ktheheshin, por duket se ëndrra e saj për të vazhduar garën u ndërpre nga vendimi i saj.
Pas pjesëmarrjes në këtë spektakël, ku u vu re edhe mbulimi i saj, duket se publiku bëri një kërkim në rrjete e saj sociale, ku pa disa postime të bëra në vitin 2016, në të cilin ajo kishte shprehur kritika për politikën e jashtme të Francës, ndërsa më të në një tjetër postim ajo mbështeste dhe shprehte keqardhje për qindra gra, fëmijë… e të gjithë palestinezët që vriteshin padrejtësisht nga politikat e ndjekura.
Kaq ka mjaftuar që ndaj saj të hidhesh akuza të forta nga publiku, të cilët nuk i kursyen aludimet se ajo mund të kishte lidhje me sulmin terrorist në Nisë të Francës.
Këto akuza dhe reagime të forta e kanë bërë bukuroshen 22 vjeçare të heqë dorë nga gara duke u shprehur se nuk ka pasur qëllim të lëndojë askënd, dhe se do të vazhdojë të përhapë mesazhe për paqe e tolerancë.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al