Pak javë më parë në një intervistë për “Prive”, Majk la të kuptohej se ka nisur një lidhje të re, por gjërat janë vërtetuar sot.
“Prive” ka fotografuar reperin me një vajzë të cilës i ka hedhur dorën në qafë teksa shëtisnin në Selanik, aty ku Majk ka festuar dje ditëlindjen.
Identiteti i kësaj vajze nuk bëhet i ditur, megjithatë Majk siç dihet preferon të dalë më shumë me vajzat jo të famshme, kështu që me siguri edhe kjo vajzë nuk bën pjesë në showbizin shqiptar, ndonëse me t’ju mësuar identeti do të bëhet shumë shpejt, ashtu si Majlinda.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al