27 Shtator, 2017

Majku ndalon makinën dhe ‘tallet’ me policin rrugor


Kastriot Rexha, i njohur me nofkën Majk njihet si një nga reperët më të mirë shqiptarë. Reperi i labelit Babastars është një personazh shumë i dashur për publikun, e çdo këngë e tij nuk dështon që të bëhet hit.

Në të gjitha rrjetet sociale Majku pwlqehet dhe komentohet nga fansa të shumtë. Një nga këto rrjete, Snapchat-in ai sot e shfrytëzoi për të postuar një video ku ai e ‘përqesh’ e tallet me njw polic të Kosovës.

Ai e kishte ndaluar makinën për të incizuar policin e trafikut, i cili ishte në detyrë, duke shkruar përshkrimin “met pa frym”. Gjithashtu reperi dëgjohej duke qeshur në incizimin e shkurtër të postuar në Snapchat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al