21 Gusht, 2022

Majlinda Bregu, larg formales/ Fotot e ish-ministres “casual” në rrugët e “Bllokut”


Imazhi i saj është ndër më të spikaturat në politikë, por jo vetëm. Majlinda Bregu ka ditur të ruajë figurën e saj si një nga zonjat më të vlefshme në arenën politike. Por natyrisht që ne nuk do të flasim për këtë. Këtë herë, paparaci ynë e ka sjellë ndryshe ish-ministren, në rrugët e Tiranës ajo është fotografuar, teksa mbante veshur një fustan portokalli dhe shapka ngjyrë bezhë.

Natyrisht që në temperaturat e larta të këtyre ditëve, ajo ka zgjedhur të ruaj stilin e saj, por edhe të ndjehet komode. Ndonëse ishte “maskuar” më së miri me kapele dhe syzë dielli, e pamundur të mos pikasë si gjithmonë sharmante. Teksa në politikë është gjithnjë e ftohtë dhe e matur kur flet, ndryshe është Majlinda kur flet për karrierën e saj jashtë Shqipërisë dhe familjen.

Ajo ka treguar se konkurroi për të fituar vendin e ri të punës, që për të thënë të vërtetën nuk është aspak i lehtë, për shkak se i duhet të qëndrojë për shumë ditë larg familjarëve të saj. Bregu ka rrëfyer se as për të e as për fëmijët dhe bashkëshortin nuk është e lehtë të jetojnë larg njëritjetrit, por deri më tani ia kanë dalë mbanë.

Për një grua kaq të suksesshme të gjithë jemi kuriozë se cili është personi që admiron dhe që e ndjek si shembull dhe për Majlindën duket se janë disa. Kujtojmë se Majlinda Bregu është nënë e dy fëmijëve dhe pak vite më parë ka pasur poste të rëndësishme në politikën shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al