Majlinda Bregu nuk u kandidua për të qenë pjesë e kësaj legjislature në Kuvendin e Shqipërisë në radhët e Partisë Demokratike sikundër më parë, por megjithatë ajo vazhdon të jetë aktive në jetën publike, teksa shpesh e shohim në panele me diskutime me fokus aktualiteti.
Ajo dallohet edhe si një grua e kuruar sa i takon look-ut të jashtëm, gjithmonë në formë dhe me stil, por mesa duket ish-ministrja e Integrimit papritur ka vendosur të mbajë dietë. Në një postim të fundit në Facebook, ndërsa shfaqet në shoqërinë e shoqeve , ajo shkruan:” Filloi periudha e dietës me shoqe.” /Panorama Plus/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al